DYLON

Haziri viziton Bashkësinë Islame për t’ua uruar muajin e shenjtë të Ramazanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Bashkësinë Islame në Gjilan, ku është pritur nga kryetari Naim Aliu, anëtari i kryesisë Ilmi Krasniqi, dhe bashkëpunëtorët Agim Hyseni e Iljaz Musatafa. Kryetari Haziri me këtë rast ka uruar kryetarin Aliu dhe të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit .

“Uroj që sakrifica, toleranca dhe solidariteti të përcillen tek të gjithë qytetarët e Gjilanit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjithashtu, uroj që edhe këtë vit, muaji i madhërishëm i Ramazanit të pasqyrojë në mënyrë të denjë bindjen fetare dhe sprovën për t’iu përkushtuar Zotit. Zoti ua lehtësoftë agjërimin”, ka thënë kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Haziri ka theksuar Komuna e Gjilanit do të ketë kujdesin e veçantë në koordinim të aktiviteteve të veta zyrtare gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Nga ana e tij, kreu i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe bashkëpunimin e ofruar në koordinim të aktiviteteve.

Ai tha se synimi i muajit të Ramazanit është edhe pastrimi i shpirtrave nga urrejtja, xhelozia, egoizmi, pangopësia, dhe të gjitha veprat e liga.

“Agjërimi besimtarët i ngrit në shkallë të lartë të devotshmërisë duke i udhëzuar në vepra të mira, solidaritet mes njerëzve, respekt ndaj njëri tjetrit, duke e forcuar bindjen se vlera e njeriut si krijesë është e njëjtë pavarësisht pozitën, vendin dhe ngjyrën”, ka thënë Aliu. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.