/2L ONLINE/ –Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët e tij ka vizituar sot Bashkësinë Islame në Gjilan për t’ua uruar festën e Kurban Bajramit, ku është pritur nga kryetari Sylejman Osmani dhe kryesia e BI-së.
“Sot, kryetarit të Bashkësisë Islame dhe të gjithë besimtarëve myslimanëtë Gjilanit ua uroj festën e Kurban Bajramit. Uroj në veçanti haxhinjtë tanë që sot e bëjnë lutjen e madhe dhe sot e festojnë këtë festë në Mekë, në vendin e e shenjtë, në vendlindjen e islamit. Jam shumëi lumtur që kjo festë na gjen pak më mirë se Fitër Bajrami dhe besoj shumë që dita e sotme na e kujton që çdo ditë duhet të jetë Bajram. Ftesa e Kurban Bajramit është solidaritet, është sakrificë në emër të Zotit që të solidarizohemi metë gjithë ata që kanë nevojë, me të gjithë ata që sot e çdo ditë luten për jetë më të mirë, për mirëqenie më të mirë dhe, dashtë Zoti, edhe për ahiret më të mirë për të gjithë besimitarët dhe të gjithë njerëzimin. Uroj që të sundoj paqja te çdo qytetar dhe çdo familje”, ka qenë mesazhi i kryetarit Haziri gjatë takimit me kryetarin e Bashkësisë Islame në Gjilan, Syleman Osmani.
Nga ana e tij, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Sylejman Osmani, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, duke uruar që në këtë ditë të mbretëroj paqja, solidaritetit, lumturia dhe harmonia në familjet gjilanase. /2L ONLINE/