DYLON

Haziri viziton Bashkësinë Islame për t’ua uruar Fitër Bajramin

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me rastin e festës së Fitër Bajramit,kryetari iKomunës së Gjilanit Lutfi Haziri i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu, ka vizituar sot Bashkësinë Islame në Gjilan, ku u pritën nga kryetari i BI-së, Sylejman Osmani.

Me këtë rast, kryetari Haziri i ka uruar edhe njëherë qytetarët e Gjilanit për festën e Fitër Bajramit, duke thënë sesot të gjithë njerëzit, pa kurrëfar dallimi, para Zotit u barazuan.

EkoHigjiena

“Më lejoni që edhe njëherë t’ju uroj përmes kryetarit të Bashkësisë Islame, imamëve të xhamive dhe gjithë besimtarëve, festën e Fitër Bajramit. Sot të gjithë njerëzit pa kurrëfar dallimi para Zotit u barazuan, ashtu cfarë na thërret gjithmonë misioni i Tij. Uroj që Zoti t’i shpërblej dhe t’i ndihmojë të gjithëve që ta përballojmë këtë gjendje, këtë jetë dhe këtë borxh në mënyrën më të mirëdhe faqebardhë. Zoti ju ruajt të gjithëve!”, tha me këtë rast kryetari Haziri.

Pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Sylejman Osmani, tha se festa e Fitër Bajramit i bashkon të gjithë myslimanët kudo që janë.

Duke ua uruar të gjithë qytetarëve Fitër Bajramin, ai tha se kjo festëvjen pas një sakrifice të madhe që e kanë bërë besimtarët myslimanëvetëm për Zotin e madhërishëm./2L ONLINE/