Haziri vizitoi dhjetëra projekte infrastrukturore të përfunduara në Zhegër, Velekincë e “Arbëri”
/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me nënkryetarin Rexhep Kadriu dhe drejtorët komunalë, Salih Kqiku e Naser Korça, ka vizituar sot dhjetëra projekte infrastrukturore që janë përfunduar në fshatin Zhegër, Velekincë dhe në lagjen “Arbëria”.
Haziri fillimisht ka vizituar gjashtë rrugëtë asfaltuara në fshatin Zhegër sipas standardeve, me gjatësi prej afro dy kilometra dhe me kosto mbi 100 mijë euro.
“Janë gjashtë rrugë të realizuara me buxhet të Komunës, në kuadër të programit për infrastrukturë në fshatra dhe qytet. Mbikëqyrja ka për qëllim edhe që t’i ftojmë operatorët që t’i përfundojnë punimet sipas kalendarit, dinamikës dhe kontratës në mënyrë që ta përmbyllim këtë vit buxhetor sa më shpejt sepse është në interes të qytetarëve që të përfundoj infrastruktura”, tha kryetari Haziri.
Ai është zotuar se do të vazhdohet me investime në Zhegër në rrugë, kanalizime e ujësjellës sepse, siç tha, duhet të trajtohet kjo zonë e Karadakut në mënyrë dinjitoze.
Me këtë rast, kryetari i Këshillit të fshatit Zhegër, Shemsedin Elezi, e ka falënderaur kryetarin Haziri për trajtimin e Grykës së Karadakut për investimet e mëdha në infrastrukturë si në rrugë, kanalizim, ujësjellës e ndiçim.
Në ndërkohë, kreu i Gjilanit ka parë nga afër ndërtimin e fushës sportive në fshatin Velekincë dhe është ndarë i kënaqur me cilësinëe punimeve sipas standardeve. Haziri tha se pos kësaj, janë ndërtuar edhe pesë fusha të tjera në disa fshatra që kapin shifrën e 115 mijë eurove.
“Jemi në përfundim të infrastrukturës sportive, të cilat shfrytëzohen edhe për nevojat e shkollës dhe të qytetarëve. Shpresojmë shumë që ta rrumbullaksojmë infratrukturën shkollore, sportive dhe në veçanti ky ambient do të jetë në shfrytëzim të fëmijëve dhe të rinjve në Velekincë. Tënjejtin model janë ndërtuar fushat sportive në Livoç tëUlët, Llashticë, Uglarë, Kmetoc, dhe Ponesh”, u shpreh Haziri.
Drejtori i Shkollës fillore “Mulla Idriz Gjilani”, Fatmir Latifi, pasi ka falënderuar qeverinë komunale për këtë investim, tha se ky është një terren jashtëzakonisht i mirë dhe i ndërtuar sipas standardeve europiane.
Përveç kësaj fushe, në fshatin Velekincë janë në realizim e sipër edhe 3 rrugë me kosto prej mbi 50 mijë euro.
I pari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar edhe disa rrugë që janë përfunduar në lagjen “Arbëria”, duke shprehur kënaqësinë që po i përmbushë zotimet qëi ka dhënë në fushatën elektorale.
“Unë jam shumëi lumtur që sot është mbajtur një premtim për banorët duke investuar në këtë zonë, që janë familja më e vjetër në lagje, e cila ka qenë e anashkaluar. Përfundimisht, ne po e përmbyllim ciklin e infratrukturës në këtë pjesë dhe do të vazhdojmë edhe në pjesë të tjera në lagjen “Arbëria”. Është sukses edhe i qeverisë komunale edhe i operatorit, kompanisë “Tali”, i cili suksesshëm i ka kryer punët këtu dhe në pjesë tjera. Unë apeloj tek operatorët që të marrin këtë shembull të kësaj kompanie dhe t’i realizojnë punët sepse nuk ka kohë”, tha Haziri.
Nga ana e tij, Islam Shkodra, i cili jeton në këtë lagje tha se për banorët e atyshëm ka filluar një jetë e re pas këtyre investimeve.
“Në këtë lagje kemi pasë problem me ujërat e shiut, me pluhur, portash po na duhet se ka filluar një jetë e re për këtë lagje. E falënderoj kryetarin që e mbajti premtimin”, ka thënë Shkodra.
Ndryshe, në lagjën “Arbëria” janë asfaltuar edhe tri rrugë që kapin shumë e mbi 50 mijë eurove./2L ONLINE/
