DYLON

Haziri: Vitin 2021 në Gjilan e kemi trajtuar si vit te mundësive të barabarta

Haziri: Vitin 2021 në Gjilan e kemi trajtuar si vit te mundësive të barabarta
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 3 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, kryetari në detyrë i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se se viti 2021, me propozim të Handikosit, është trajtuar si vit i mundësive të barabarta.

Haziri ka deklaruar se kanë punuar mbi parimin dhe besimin se Zoti na ka falur të barabartë, derisa theksoi se parku “Baja” i cili është paraparë të ndërtohet, i është dedikuar këtij komuniteti.

EkoHigjiena

“Në Ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, ndihem mirë që programi infrastrukturor për qasje dhe mundësi të barabarta është në implementim e sipër në Gjilan. Me Handikos-in dhe shoqatat që trajtojnë këta persona, kemi pasur bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë, gjithnjë në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara dhe me propozim të tyre vitin 2021 e kemi shpallur vit të mundësive të barabarta. Ne kemi punuar në vazhdimësi mbi parimin dhe besimin se Zoti na ka falur të barabartë dhe mungesa e një gjymtyre zëvendësohet natyrshëm për t’u bërë të barabartë në jetë. Urime 3 dhjetori, festofshim bashkë gjithmonë në kushte më të mira”, ka shtuar Haziri.

“Nihem shumë i lumtur që projekti im i zemrës Lagjja e Lumtur tashmë e ka parë dritën, të cilën e kemi ndërtuar për fëmijët pa prindër, nënat vet-ushqyese, grupet e organizatat të cilët i trajtojnë nënën dhe gruan, si viktima të dhunës në familje, që përkujdesen për personat me aftësi të kufizuara, që i mbrojnë dhe integrojnë të verbrit në shkollim, që ndihmojnë shurdhmemecët për të komunikuar, jetuar e punuar bashkërisht dhe për fëmijët me sindrome, për t’u integruar në sistemin e arsimit dhe jetën publike”, ka shtuar Haziri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.