DYLON

Haziri: Viti 2021 në Gjilan do të jetë vit i Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla

Haziri: Viti 2021 në Gjilan do të jetë vit i Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se viti 2021 i dedikohet heronjve të kombit, Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla.

Ai ka bërë të ditur se më 15 qershor në Gjilan do të vendoset shtatorja e heroit të kombit, Kadri Zeka.

“2021-ta është vit i Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla, Jusufit e Bardhoshit. Ne planifikojmë që me 15 qershor të zbres në bronz njëri nga kryengritësit më të mëdhenj për lirinë e shqiptarëve, heroi Kadri Zeka për t’i bërë roje lirisë sonë”, ka thënë Haziri, në konferencën e parë për media të vitit 2021.

EkoHigjiena

Duke folur për përgatitjet për manifestimin kulturor e mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, tha se fatkeqësisht sivjet ky manifestim do të zhvillohet në përputhje me rregullat e pandemisë, me numër të kufizuar të pjesëmarrësve.

“Flaka e Janarit” për 30 vjet ka qenë sinonim i respektimit të veprave të dëshmorëve e heronjve, të cilët vendit i dhanë gjakun me sakrificë, dijen e mbështetjen e tyre për këto ditë të bardha të lirisë. Ky është muaj muaji i Skëderbeut, Ibrahim Rugovës, Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Rexhep Malës e Nuhi Berishës, Reshat Ymerit e shumë burrave e grave që vendit i dhanë më të shtrenjtën”, ka thënë ai.

“Ky manifestim mbarëkombëtar do të mbahet në kushte pandemie. Nuk mund ta realizojmë ndryshe. Me të gjitha kapacitetet komunale e qendrore do ta realizojmë në mënyrën më të mirë, në mënyrë që të sjellim para audiencës në Gjilan veprat më të mira artistike e kulturore. Faleminderit të gjithë atyre që kanë dhënë shumë për këto 30 vjet për “Flakën e Janarit, në veçanti themeluesit, Hasan Bunjakun e Sabit Rrustemin. Jam i lumtur që tashmë Ministria e Kulturës e ka futur këtë manifestim në kategorinë e trashëgimisë shpirtërore”, shtoi Haziri.

Kreu i Gjilanit ka pohuar se të gjithë drejtorët komunalë e përgjegjësitë e zyrave janë autorizuar që t’i realizojnë me dinamikë planet e punës për 3 mujorin e parë, për të vazhduar investimet publike sipas ligjeve në fuqi.

Në këtë konferencë për media ka folur edhe drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Deniza Limanai, e cila ka bërë të ditur se gjithçka po shkon në mënyrën më të mirë, në mënyrë që ky 30-vjetor të themelimit të “Flakës…” të jetë sa më madhështor. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.