• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Haziri: Veprimtari Ilir Mustafa mund të cilësohet si ambasador i Kosovës në Francë për dy dekada

Redaksia 2LONLINE 4 Prill, 2017 2 min
 Haziri: Veprimtari Ilir Mustafa mund të cilësohet si ambasador i Kosovës në Francë për dy dekada
Iku I fundit idealist!

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Mustafa, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit për çështjen kombëtare në mërgim, Ilir Mustafa.

Në telegram thuhet:

“E nderuara familja Mustafa,

Me dhembje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe veprimtarit për çështjen kombëtare, Ilir Mustafa.

Iliri që prej viteve 90-ta ka pasur një angazhim të pashoq për sensibilizimin e opinionit botëror për çështjen e Kosovës dhe të drejtat e shqiptarëve.

Ndërkaq, pas luftës së Kosovës, Iliri ka vazhduar punën e jashtëzakonshme për shtetbërjen e Kosovës dhe lirisht mund ta cilësojmë si ambasador të Kosovës në Francë për dy dekada.

Gjatë tërë jetës së tij, Iliri u angazhua për Kosovën dhe Gjilanin e tij përmes Asociacionit “Kosova- Ansambël” në Francë deri në frymën e fundit. Prandaj, ka qenë në nderin tim që ta njoh dhe të bashkëpunoj nga afër me të për dy dekada.

Veprimtarin Ilir Mustafa do ta kujtojmë edhe për punën dhe kontributin e tij në një kohë të pakohë, në organizimin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës në vitin 1991, në Gjilan, kur shumica absolute e shqiptarëve u deklaruan për pavarësinë e vendit.

Ndarja nga kjo jetë e Ilirit, është humbje e madhe për Gjilanin dhe për Kosovën. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafa, shokëve, bashkëveprimtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Gjilanit. Lamtumirë miku im!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri dërguar familjes Mustafa.​

Etiketa:ambassador i Kosovës Francë Ilir Mustafa kryesore
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjykatë/Prokurori

Prokuroria Themelore në Ferizaj vazhdon edhe sot aksionin në zonën e Brezovicës

9 Gusht, 2022
Info+

Kërkohet përfundimi sa më parë i shkollës në Pozheran dhe ndërtimi i

9 Gusht, 2022
Politikë

LDK: Gjendja e rënduar higjienike në DKA, kërcënim serioz për shëndetin e

9 Gusht, 2022
Nacionale

Sot moti parashihet të jetë me reshje shiu

9 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Drejtori Mehmeti takoi z. Gontier, drejtor i Policisë Kufitare në Francë

17 Qershor, 2022

Sveçla, Mehmeti dhe Rushiti qëndruan në vizitë disaditore në Paris

25 Tetor, 2021

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla po qëndron për vizitë zyrtare në Francë

21 Qershor, 2021

Më 26 dhe 27 nëntor takohen delegacionet teknike Kosovë – Francë për liberalizimin e vizave

20 Nëntor, 2020

Senatorë e biznesmenë në Francë zotohen për mbështetjen në zhvillimin ekonomik të Gjilanit

19 Shkurt, 2020

KOK mbështet ekipin olimpik të xhudos kosovare në Herstal dhe Paris

5 Shkurt, 2020

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com