/2L ONLINE/ – I pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin e gjykatës, e cila hodhi poshtë aktakuzën ndaj tij, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri tha se “vendimet e gjykatës është mirë të mësohemi që të mos i komentojmë”.
“Unë vetëm mund ta konfirmoj se deklarata ime se ato janë vetëm pretendime të prokurorisë, ka dalë të jetë e vërtetë sepse s’ka pasur asnjë fakt në ato pretendime sa i përket parkingjeve”, tha kryetari i Komunës Lutfi Haziri. /2L ONLINE/