DYLON

Haziri: Vendi ynë ka nevojë për zhvillim e jo bllokadë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri vazhdon me postime të tija në profilin e tij në facebook. Kësaj here Haziri ka thënë se ka ardhur koha për zgjidhje institucionale dhe nuk guxojmë të vazhdojmë me gërryerjen e kohës lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Ja postimi i plotë i Hazirit:
Ka ardhur koha për zgjidhje institucionale dhe nuk guxojmë të vazhdojmë me gërryerjen e kohës lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Është koha të dëshmojmë pjekuri politike, por edhe tolerancë në mënyrë që shumica parlamentare të marrë obligimet para qytetarëve, shtetit, e faktorit ndërkombëtar. Vendi ynë ka nevojë për zhvillim, e jo bllokadë. Kosova ka treguar maturi, bashkëpunim, e pjekuri politike, gjithmonë kur vendi ka bërë thirrje. S’ka nevojë të na detyrojnë për ‘klithje’ në zgjidhjen e situatës më të re politike. Qytetarët e Kosovës më shumë se kurrë kanë nevojë për mirëqenie, zhvillim, progres, punësim…LH

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.