/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit që është përfituese e grantit të Komisionit Evropian në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar mes Komunës së Gjilanit dhe Çairit përmes partnerit lokal OJQ “Agro – Eko” në Gjilan, sot ka mbajtur takimin e radhës mes Komiteti drejtues dhe ekipit të projektit “Valorizimi i Zejeve Tradicionale”, me kryetarin e Komunës Lutfi Haziri, i cili ka kërkuar angazhim edhe më të madh në arritjen e objektivave dhe qëllimit të këtij projekti.
“Është mundësi shumë e madhe që e kishim fatin të jemi pjesë e këtij programi për bashkëpunimin ndërkufitar me Komunën e Çairit për promovim dhe bashkëpunim në prodhimin dhe përpunim të zejeve tradicionale, të mbështetur nga Komisioni Evropian. Kjo poashtu ka edhe qëllimin e shkëmbimit të përvojave mes bizneseve të kësaj fushe, nga dy Komunat. Prodhimi që bëhet nga këto biznese, të cilat merren me këtë zeje domosdo që kërkon edhe promovimin e këtyre produkteve të vjetra, andaj kërkoj që të punohet edhe më shumë nga ky komitet, në mënyrë që rezultatet të jenë në favor të zhvillimit të kësaj fushe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Haziri.
Ndërsa nga ana e saj koordinatorja e projektit, Gëzime Idrizi – Ismaili, ka pohuar se investimet në bazë të projektit do të zhvillohen shumë shpejtë në Gjilan duke ju ofruar qytetarëve shërbime sa me efikase dhe informim në të njëjtën kohë.
“Jemi në fazën përfundimtare të organizimit të trajnimeve për bizneset e Komunës sonë, gjithashtu kemi filluar përgatitjet për panairin e madh të përbashkët të dy Komunave Gjilan – Çair. Në panair ka mundësi të bëhet promovimi dhe shkëmbimi i përvojave mes bizneseve por edhe plasim të tyre në treg dhe informim të qytetarëve me zejet tradicionale që ende prodhohen dhe mund të përdoren për nevoja të ndryshme në jetën e përditshme”, tha ajo ndër të tjerash./2L ONLINE/