DYLON

Haziri uron të gjithë besimtarët ortodoksë, me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit ortodoks me rastin e kërshëndellave ortodokse, duke dëshiruar paqe, lumturi dhe zhvillim për qytetarët e Gjilan.

“Në emër të institucioneve lokale të Komunës së Gjilanit, uroj të gjithë qytetarët e besimit ortodoks që 7 janari të jetë një ditë feste dhe harmonie për të gjithë. Duke uruar që në familjet tuaja të zotërojë paqja, lumturia, harmonia, mirëqenia, toleranca dhe besimi në ardhmërinë tonë të mirë ju shpreh urimet më të sinqerta për Festën e Kërshëndellave Ortodokse.

EkoHigjiena

Familja është e shenjtë, andaj festoni me dashuri, lumturi dhe gëzime në mesin tuaj. Rrugëtimi ynë është i përbashkët për të gjithë qytetarët e Gjilanit, drejt zhvillimit dhe krijimit të kushteve më të mira për jetë”, thuhet në urimin e kryetarit Haziri./2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.