Haziri uron Policinë për përvjetorin e saj

Gjilan – (2LONLINE) – Kryetari i LDK-së dega në Gjilan deputeti Lutfi Haziri uroi sot Policinë e Kosovës në Rajonin e Gjilanit për 14 vjetorin e themelimit të këtij institucioni shumë të rëndësishëm të shtetit të Kosovës.
“Është një nder i madh, kënaqesi e veçantë, të uroj sot në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Gjilan, si dhe në emrin tim personal të gjithë gratë dhe burrat e policisë së Kosovës, të cilët me një përkushtim të madh, me ndjenjë të lartë atdhetarie, profesionalizëm të shkallës më të lartë, vijnë sot në këtë 14vjetor, krenarë për përmbushjen me nder dhe dinjitet të misionit të tyre të rëndësishëm shtetëror”, ka thënë Haziri

Sipas tij, përkushtimi i Policisë,ndjenja e lartë e atdhedashurisë,profesionalizmi i dëshmuar ju bënë juve gardian të së drejtës dhe luftëtar për mbrojtjen e secilit qytetar në territorin e Republikës së Kosovës.

“Por unë sot duhet të përulem me nderimin më të madh para të gjithë atyre oficereve policor që gjatë këtyre 14 vjetëve ranë për tu bërë të pavdekshëm në mbrojtje të rendit, qetësisë,jetës dhe pasurisë së qytetarëve tanë”, ka thënë Haziri.

Ai ka shprehur mirënjohjen më të thella, nderimin më të madh familjeve të tyre. /2lonline/

KOMENTE