DYLON

Haziri uron BIK-un dhe qytetarët me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram urimi kryetarit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Sylejman Osmani dhe gjithë qytetarëve të besimit islam. Në telegram thuhet:

“I nderuar kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan z. Sylejman Osmani,

EkoHigjiena

Të nderuar qytetarë të besimit islam në Gjilan,

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit t’ju uroj me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Uroj që sakrifica, toleranca dhe solidaritetit të përcillen tek të gjithë qytetarët e Gjilanit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Gjithashtu, uroj që edhe këtë vit, muaji i madhërishëm i Ramazanit të pasqyrojë në mënyrë të denjë bindjen fetare dhe sprovën për t’iu përkushtuar Zotit. Zoti ua lehtësoftë agjërimin”, thuhet në telegramin e urimit të kryetarit Haziri /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.