• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Haziri uron Bashkësinë Islame dhe qytetarët e Gjilanit për festën e Kurban Bajramit

Redaksia 2LONLINE 19 Korrik, 2021 3 min
 Haziri uron Bashkësinë Islame dhe qytetarët e Gjilanit për festën e Kurban Bajramit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në prag të festës së Kurban Bajramit, ka vizituar kryetarin e Bashkësinë Islame në Gjilan, Naim Aliu, nga ku ka uruar të gjithë qytetarët e besimit mysliman, që gjithmonë të mbizotroj paqja, harmonia, ndihma dhe solidariteti për njëri-tjetrin, përkushtim për punë të mira që është edhe porosi e profetit e zbritur qartë nga i Madhi Zot.

Në mesazhin e urimit pas takimit thuhet:

“I nderuari kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef. Aliu,

Të nderuar qytetarë të komunës së Gjilanit dhe bashkatdhetarë që këtë vit e festojmë së bashku Kurban Bajramin në Gjilan,

Më lejoni që në emrin tim dhe të Komunës së Gjilanit, t’ju uroj festën e Kurban Bajramit, e cila përcillet me mesazhin e sakrificës për Zotin.

Kurban Bajrami thërret për solidaritet, që ta ndajmë të mirën bashkë dhe të kemi kujdes ndaj atyre që kanë nevojë çdo ditë, jo vetëm në festë. Thirrja më e madhe e kësaj feste është që të kujdesemi për jetimët, skamnorët dhe të pambrojturit. Zoti ka krijuar të gjithë njerëzit të barabartë, jeta i ndryshon pozicionet e njerëzve, por të drejtat, liritë dhe ato që i ka garantuar i madhi Zot, në asnjë mënyrë nuk guxojmë t’i harrojmë. Sofra e secilit jo vetëm në ditë festash, por vazhdimisht duhet të jetë plot. Nëse një familje nuk ka, apo përballet me vështirësi të mëdha, ajo është sprovë dhe thirrje për të gjithë ne që bashkërisht të bëjmë me dinjitet dhe të ketë lumturi, e jo brenga. Gjilani, Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi, janë populli më solidar, prandaj ta ndihmojmë atë që është në tokë, që të na ndihmoi krijuesi i gjithësisë në qiell”, ka uruar kryetari Lutfi Haziri.  /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale Bashkësinë Islame Gjilan Lutfi Haziri Naim Aliu
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
N'rrjet

Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor

15 Gusht, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë,

15 Gusht, 2022
Info+

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hogosht

15 Gusht, 2022
Gjilan

Ministrja Nagavci takon mësimdhënësit dhe drejtorët e institucioneve edukativo arsimore të komunës

15 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”

15 Gusht, 2022

Ministrja Nagavci takon mësimdhënësit dhe drejtorët e institucioneve edukativo arsimore të komunës së Gjilanit

15 Gusht, 2022

Alban Hyseni synon të jetë i pari edhe në Vetëvendosjen e Gjilanit

15 Gusht, 2022

Mirë se vini në shtëpinë tuaj, zoti President!

15 Gusht, 2022

Profesoreshë Ziza Ismajli shembull i një mësimdhënëseje shembullore

15 Gusht, 2022

Gjilani shpërndan 300 shtëpiza të bletëve për 54 bletarë

15 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com