DYLON

Haziri uron Bashkësinë Islame dhe besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Haziri uron Bashkësinë Islame dhe besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit
Avatar photo Redaksia

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram urimi kryetarit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, me lutjen që ky muaj të përshkohet nga toleranca, mirësia dhe solidariteti.

Në telegram thuhet:

EkoHigjiena

“I nderuar kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan z. Naim Aliu,

Të nderuar qytetarë të besimit islam në Gjilan,

Si kryetar i komunës së Gjilanit ju uroj me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, në të cilin përpos lutjeve, sakrificës, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj Zotit, po e kalojmë edhe një sfidë të ballafaqimit me pandeminë Covid-19.

Uroj që toleranca, mirësia e solidariteti të përcillen tek të gjithë qytetarët e Gjilanit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Zoti ua lehtësoftë agjërimin”, thuhet në telegramin e urimit të kryetarit Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.