Haziri ua shfaqi zotimin banorëve të Lagjes së Shasivarëve për ndërtimin e rrugës dhe kanalizimit

Haziri ua shfaqi zotimin banorëve të Lagjes së Shasivarëve për ndërtimin e rrugës dhe kanalizimit

Gjatë vizitave në terren, kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me kërkesë të banorëve atje, ka vizituar lagjen e “Shasivarëve” në Bresalc, të cilët kërkuan nga ai ndërtimi i kalanizimit fekal dhe rrugës në gjatësi prej 400 metrave.

Haziri, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët, ua ka shfaqur zotimin banorëve të kësaj lagjeje se do t’i nisin procedurat për ndërtimin e rrugës dhe kanalizimit, duke iu mundësuar qarkullim më të lehtë.

“Qëllimi ynë është që në këtë mandat qeverisës përfundimisht ta largojmë lloçin dhe vadat gjithandej territorit të komunës. Me të gjitha mundësitë tona do të mundohemi që sivjet ta kryejmë kanalizimin, ndërkaq për vitin e ardhëm do ta asfaltojmë rrugën. Ju garantoj për këtë”, tha Haziri.

Haki Uruqi, banor i kësaj lagjeje, e ka falëndëruar kryetarin Haziri për vizitën dhe zotimin e tij për realizimin e këtyre projekteve jetike për ta.

Përndryshe, javën e kaluar tashmë është përmbyllur me sukses asfaltimi e të gjitha rrugëve kryesore në fshatin më të shpërndar në komunën e Gjilanit, Bresalc.

KOMENTE