(2LONLINE) – Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur selektorin e reprezentacionit të Kosovës në futboll, Albert Bunjaku, i cili shoqërohej nga legjenda e futbollit kosovar, Muharrem Sahiti.
Në këtë takim miqësor, Haziri e Bunjaku janë zotuar se do të ketë bashkëpunim të shkëlqyeshëm mes dy institucioneve.
Haziri poashtu ka thënë se do të jap kontributin e tij vazhdimisht në mënyrë që Kosova të përfaqësohet sa më parë në garat ndërkombëtare.
Nga ana e tij, selektori i reprezentacionit të Kosovës në futboll, Albert Bunjaku, ka falënderuar z Haziri për mikpritjen, duke e falënderuar poashtu edhe për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë në avancimin e futbollit kosovar në të gjitha nivelet qeverisëse./2LONLINE/