DYLON

Haziri u jep përkrahje përfaqësuesve të studentëve

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Përfaqësues të organizatave të ndryshme në Universitetin e Gjilanit, atë të Prishtinës dhe të Parlamentit të Studentëve kanë vizituar sot kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, për t’ia uruar detyrën e kryetarit dhe për ta njoftuar për aktivitetet e tyre në të kaluarën dhe planet në të ardhmen.

Kryetari Haziri i falënderoi për vizitën përfaqësuesit e organizatave të studentëve, duke ua konfirmuar edhe njëherë se në sektorin e rinisë do të ketë kujdes shumë të madh.

EkoHigjiena

“Dyertë e Komunës i keni të hapura 24 orë e shtatë ditë në çdo kohë. Përkundër borxheve të mëdha të trashëguara, do të mundohem me tërë kapacitetin tim që të mos preken programet e proklamuara, e veçanërisht ai i rinisë. Do ta keni mbështetjen time dhe do të bashkëpunojmë shumë mirë”, ka thënë Haziri.

Ndërsa, në emër të këtyre organizatave, foli Selim Daku, i cili njoftoi kryetarin  Haziri për punën dhe aktivitetet e tyre që kanë bërë në mënyrë vullnetare, por edhe pë r planet pë r të  ardhmen. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.