DYLON

Haziri u jep dy javë afat borxhlinjve të komunës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Vetëm dy javë afat i kanë ata që i kanë borxh komunës, për ta shlyer atë, se pastaj mund të nisin procedurat tjera, duke përfshirë këtu edhe përmbaruesit, policin ëe gjykatat, sepse komuna është e vendosur t’i inkasojë mjetet e saja. Kështu ka bërë të ditur kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri. Ai ka bërë të ditur se këto borxhe tejkalojnë 8 milion euro dhe se ka kërkuar nga të gjithë operatorët, organizmat tjerë, qytetarët, të gjithë ata që i kanë obligimet e pakryera, duke përfshirë periudhën që nga viti 2009 e këndej, ta bëjnë atë brenda kësaj periudhe dy javore, në të kundërtën komuna do t’i ndërmerr hapat tjerë në mbledhjen e këtyre borxheve.

Ai ka bërë të ditur se nga sot kemi vendimin ekzekutiv për mbledhjen e këtyre borxheve që janë nga tatimi në pronë, taksat tjera komunale, nga lejet urbanistike e obligime tjera komunale… dhe se nëse borxhlinjtë nuk duan të kenë probleme me llogarit e tyre bankare, që mund t’u bllokohen shkaku i borxheve, duhet të reagojnë dhe të nisin t’i shlyejnë obligimet që i kanë ndaj komunës.

EkoHigjiena

Ai ka përmendur me këtë rast edhe kyçjen e përmbaruesve, policisë e gjykatave, në këtë proces, nëse nuk ka reflektim në këtë thirrje të tij që borxhlinjtë t’i kryejnë borxhet që i kanë ndaj komunës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.