DYLON

Haziri: Të enjten miratojmë buxhetin për qytetarët, punëtorët shëndetësorë e arsimtarët

Haziri: Të enjten miratojmë buxhetin për qytetarët, punëtorët shëndetësorë e arsimtarët
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për media të martën, ku ka adresuar qëndrimet e partisë sa i përket buxhetit për vitin 2025.

Haziri ka thënë se duke qenë se LDK ka qenë dhe është gardiane e ligjshmërisë, në kuadër të kësaj, Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal ka organizuar sot dëgjimin publik për buxhetin e vitit 2025, në përputhje me përgjigjen e datës 18 tetor nga ministri i MAPL-së ndaj kërkesës së paligjshme të ekzekutivit të Gjilanit. Sipas ligjit, specifikohet decidivisht që Kuvendi Komunal duhet të organizojë dëgjime publike e jo ekzekutivi.

EkoHigjiena

“Kështu edhe ishim dakorduar në takimin e organizuar nga kryesuesi i Kuvendit, z. Kadriu me përfaqësuesit e partive politke, por që kreu i ekzekutivit u tërhoq dhe në mënyrë të njëanshme dhe joligjore seancë të Kuvendit, pa u harmonizuar me kryesuesin”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, LDK vazhdon të besojë dhe të funksionojë vetëm duke respektuar ligjin e me racionalitet politik, dhe në këtë mënyrë, këshilltarët e LDK-së dhe të partive tjera opozitare po e bëjnë punën në mënyrë që Gjilanit të mos mbetet pa buxhet.

Haziri ka thënë se LDK ka dalë përtej partisë e në interes të Gjilanit, të punëtorëve shëndetësorë e arsimtarëve, duke qenë se pjesëmarrja jonë në grant të qeverisë është 4.2 milionë euro.

“Gjilani është qytet i demokracisë, ka qenë gjithmonë i tillë dhe ata që mendojnë se mund të veprojnë ndryshe, gabohen rëndë. Në e duam Gjilanin më shumë se partinë dhe të enjten miratojmë buxhetin për qytetaret, punëtorët shëndetësorë e arsimtarët”, tha Lutfi Haziri i LDK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.