DYLON

Haziri: Tashmë e kanë kuptuar të gjithë se fatkeqësisht Gjilani nuk ka kryetar

Haziri: Tashmë e kanë kuptuar të gjithë se fatkeqësisht Gjilani nuk ka kryetar
Avatar photo Redaksia

“Tashmë e kanë kuptuar të gjithë se fatkeqësisht Gjilani nuk ka kryetar. Ka një marionetë politike, e cila ushtron detyrat në emër të disa këshilltarëve, deputetëve e disa zëvendësministrave, të cilët kanë shkaktuar një depresion të madh politik e ekonomik”, ka thënë Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së, njëkohësisht kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan.

Sipas tij, projekti i Autostradës së Gjilanit, rrugët regjionale, impianti për trajtimin e ujërave të zeza, pjesa tjetër e shtratit të lumit Mirusha, hyrje-daljet Gjilan-Prishtinë, Gjilan-Kllokot, Gjilan-Kamenicë dhe Gjilan-Kumanovë, kanë mbetur aty, pa punuar ende.

EkoHigjiena

“Fshati i Lumtur i pafunksionalizuar, çerdhja në Arbëri me shumë vonesë, shtrati i lumit në Dobërçan i stagnuar, dhjetëra projekte komunale e regjionale të filluara nga ne që s’po lëvizin dot. Kanë inauguruar çerdhen në Zhegër që ne e kemi përfunduar në vitin 2021, mejtepin e Mulla Idriz Gjilanit në Dunav që e ka projektuar e ndërtuar dikush tjetër, pra kanë inauguruar punë që i kanë kryer të tjerët. Do të mbahen në mend për, siç e tha një qytetar, “ Qeverisje e mirë për asgjë””, ka thënë tutje Haziri.

Ai tha se do të vazhdojnë të jenë të durueshëm, të sjellshëm e politik-bërës në Kuvendin Komunal dhe nuk do të lënë mjet e metodë pa e shfrytëzuar për të ecur përpara projektet e tyre sepse ato janë për të mirën e komunitetit.  

“Gjilanasit janë të butë, të sjellshëm e të durueshëm, por tashmë e kanë kuptuar që po i qeverisin njerëzit e paditur e të paaftë. Irritimi me këtë depresion politik dhe e ekonomik i tyre dhe përkrahja enorme që po e marrim përditë, është tregues së rikthimi i madh i LDK-së do të ndodhë në Gjilan, Anamoravë e në mbarë Kosovën”, ka thënë Haziri i LDK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.