DYLON

Haziri takon Zhbogarin, e falënderon për mbështetjen në projektet për Gjilanin

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot përfaqësuesin e lartë të zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar. Kryetari Haziri e ka falënderuar z. Zhbogar për vizitën, sikurse edhe për investimet meqë Komisioni Europian është donator më i madh në Gjilan në projekte të ndryshme, përfshirë atë të ndërtimit të parkut në “Dardani” përmes “Kosova e Bukur”, pastaj ndërtimin e shkollës në fshatin Shurdhan, projektin e bashkëpunimit ndërkufitar, e ndërtimin e bibliotekës.

Haziri tha, poashtu, se Komisioni Europian ka dhënë kontribut të madh edhe ndaj bizneseve, duke mbështetur sektorin privat me anë të granteve.

EkoHigjiena

Gjithashtu, në takim është folur edhe për tema politike në interes të zhvillimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.