DYLON

Haziri takon zëvendësministrin Zariqi, flasin për realizim të projekteve për Gjilanin

Haziri takon zëvendësministrin Zariqi, flasin për realizim të projekteve për Gjilanin
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune zëvendësministrin për Zhvillim Ekonomik, Xhavit Zariqi, me të cilin ka biseduar për projektet e rëndësishme që i ka Komuna me këtë dikaster qeveritar.

“Kemi disa programe që kjo ministri I financon në Gjilan, përfshirë edhe kapërderdhësen e Pendes së Përlepnicës si projekti më madhor, por edhe infrastrukturën që lidhet me zhvillim ekonomik. Në vazhdimësi unë jam duke kërkuar mbështetjen e autoriteteve qeveritare. E falënderoj zëvendësministrin Zariqi për mbështetjen e madhe që ka ofruar për Gjilanin”, ka thënë pas takimit kreu I Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai ka thënë se Zariqin e ka mik të vjetër, qysh nga koha sa kanë qenë ish të burgosur politik.

EkoHigjiena

“Kemi vuajtur të dy në burgun e Gjilanit. Xhaviti ka qenë njëri prej njerëzve që ka rezistuar në kohën më të rëndë. Gjithmonë është kënaqësi kur takohemi”, ka thënë Haziri.

Kurse, zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Xhavit Zariqi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm.

“E urova mikun tim të vjetër që prej kohës së burgut, Lutfi Haziri, për rikonfirmimin si kryetar i Gjilanit, i cili ka dëshmuar që është një udhëheqës i përkryer. Diskutuam edhe për çështjen e investimeve që varen nga Qeveria, respektivisht nga MZHE dhe kemi programe të veçanta, të cilat do t’i shfrytëzoj Komuna e Gjilanit në të mire të qytetarëve”, ka deklaruar zëvendësministri Zariqi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.