/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim shkrimtarin gjilanas, Shaip Beqiri. Qëllimi i takimit ka qenë për përgatitjet e Komunës së Gjilanit për shënimin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit të njohur gjilanas, Beqir Musliu.
Beqiri ka shprehur gatishmërinë e tij për të dhënë kontributin në grumbullimin dhe përpunimin e të gjitha dorëshkrimeve të shkrimtarit Beqir Musliu deri në fazën e botimit.
Kryetari Haziri është shprehur me këtë rast se emri i Beqir Musliut i bënë nderë të madh, jo vetëm Gjilanit, por edhe mbarë Kosovës dhe letërisë shqipe në përgjithësi, ndërsa ka rikonfirmuar se dorëshkrimet e kolosit të letrave shqipe do të mbështeten me të gjitha kapacitetet komunale. /2L ONLINE/