DYLON

Haziri takon përfaqësuesit e Shoqatës së Arteve Pamore, vlerëson lartë kontributin e tyre

Haziri takon përfaqësuesit e Shoqatës së Arteve Pamore, vlerëson lartë kontributin e tyre
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim konsultativ një delegacion të Shoqatës së Arteve Pamore, të kryesuar nga skulptori Avni Behluli.

Në këtë takim u diskutua lidhur me përgatitjet që janë duke u bërë për ekspozitën e parë kolektive të arteve pamore, e cila do të hapet paralelisht me hapjen e Galerisë së re të Qytetit, e cila tashmë është gati për inaugurim.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri i ka falënderuar përfaqësuesit e Shoqatës për bashkëpunimin e vazhdueshëm, derisa tha se roli i kësaj Shoqate ka qenë historik për identitetin kulturor të Gjilanit.

Kurse, në emër të Shoqatës së arteve pamore ka folur Avni Behluli, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe mbështetjen e madhe që u ka dhënë artistëve, në veçanti për Galerinë e Qytetit, e cila do të jetë mundësi e madhe për artistët që t’i ekspozojnë punimet tyre. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.