DYLON

Haziri takon përfaqësuesit e Kosovës Lindore, Riza Halimin, Shaip Kamberin dhe Galip Beqirin

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Kosovës Lindore, Riza Halimi – deputet dhe lider i PVD-së, Shaip Kamberin – ish-kryetar i Bujanocit dhe njëri nga udhëheqësit politik atje si dhe Galip Beqirin – kryetar i i Këshillit Kombëtar.

Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e mirë që e kanë mes vete Gjilani dhe komunat e Kosovës Lindore dhe që do të vazhdojnë ta kenë edhe në të ardhmen.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri ka thënë se Gjilani është gati për ta hapur Zyrën për Preshëve, Medvegjë dhe Bujanoc, e cila do të merret ekskluzivisht zgjidhjen e problemeve civile dhe problemet tjera politike që i kanë qytetarët e Kosovës Lindore.

Nga ana e tyre, tre përfaqësuesit e Kosovës Lindore, Riza Halimi, Shaip Kamberi dhe Galip Beqiri, kanë falënderuar kryetarin Haziri për kontributin e tij për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të asaj pjese, që padrejtësisht po vazhdon të jetë nën ombrellën e një shteti tjetër.

Ata po ashtu, falënderuan z. Haziri për angazhimin e madh për hapjen e Zyrës për shqiptarët e Kosovës Lindore, duke thënë se kjo përkujdesje institucionale nga ana e Komunës së Gjilanit do të jetë në favor të shqiptarëve për zgjidhjen e problemeve civile dhe problemet tjera politike. /2L ONLINE/