DYLON

Haziri takon një delegacion nga Lugina

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka pritur në një takim vëllazëror përfaqësuesit e Luginës së Preshevës të cilët e kanë uruar atë për detyrën duke thënë se Gjilani është Komuna më e afërt dhe më e lidhur në aspekte të shumta e të ndryshme me qytetarët e dy anëve të kufirit.

Me këtë rast kryetari Haziri ka thënë se në kuadër të shumë vizitave që kishte sot për ta uruar atë për detyrën e re, ka thënë se këtyre vizitave nuk u ka munguar as ky delegacion i përfaqësuesve të popullit nga Kosova Lindore që është me rëndësi të veçantë, sepse është një takim vëllazëror.

EkoHigjiena

“Komuna e Gjilanit është një mbështetje e juaja e përhershme me të gjitha kapacitetet e saja që ka në dispozicion, por edhe më gjerë”, ka thënë Haziri.

Ai ka potencuar gjithashtu edhe hapjen e zyrës për Luginën e Preshevës e cila do të përkujdeset kryesisht për problemet dhe hallet që kanë qytetarët atje. Ajo zyre do të udhëhiqet sigurisht nga njerëzit e asaj pjese, që meritueshëm i takon të merret me qytetarët e saj.

Ndërsa kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, tha se ky ishte një takim së pari për urimin e kryetarit në detyrën e të parit të kësaj Komune. Ai ka thënë se gjithashtu është shikuar edhe mundësia e bashkëpunimit në të ardhmen për të aplikuar me projekte të përbashkëta në institucione ndërkombëtare, të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.

Ismet Zeqiri, përfaqësues nga zyra e kryetarit të Medvegjës, ka thënë se jemi këtu për ta uruar për detyrën e re por edhe për t’i dëshiruar suksese në punë, duke i dëshiruar që të ndikoj sa më shumë në zhvillimin e Gjilanit dhe kësaj pjese të Kosovës por edhe duke ndikuar në zhvillimin e Luginës së Preshevës njëkohësisht. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.