DYLON

Haziri takon ministrin Berisha për kampusin universitar

Haziri takon ministrin Berisha për kampusin universitar
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në takimin e zhvilluar me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, e ka uruar për sukseset në transformimin e FSK’së në Ushtri të Kosovës.

“Uroj për transformimin e FSK’së në Ushtri. Besoj shumë që në proces do të arrihet të ndërtohet struktura e sigurisë që Kosovës ia jep atributin e Forcave të Armatosura. Ky hap i madh e shkurton ndërtimin e Forcave të Armatosura të Republikës”, ka thënë Haziri në takimin e zhvilluar në MFSK.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për komisionin e përbashkët për kampusin e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, pasi në lokacionin aktual të Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK parashihet që të ndërtohet kampusi në hapësirën prej 7.2 hektarëve, njofton Komuna e Gjilanit me anë të një kumtese për media.

EkoHigjiena

Ministri i MFSK’së, Rrustem Berisha, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, duke shfaqur gatishmërinë e bashkëpunimit sa i përket çështjes së kampusit dhe në fushat tjera në shërbim të qytetarëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.