DYLON

Haziri takon menagjmentin e Spitalit Regjional te Gjilanit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka pritur në një takim menagjmentin e Spitalit Regjional, nga i cili takim është konfirmuar bashkëpunimi i këtyre dy institucioneve mes vete për të mirën e qytetarëve të Gjilanit në përgjithësi.

Me këtë rast U.D. i drejtorit të Spitalit, Abdylatif Latifi, ka uruar për detyrën kryetarin Haziri, duke thënë se bashkëpunimi nga ana e spitalit do të jetë në suaza të ligjit,  edhe pse ne si institucion jemi nën ingirencat e ministrisë së Shëndetësisë.

EkoHigjiena

“Gjithnjë do të jemi bashkëpunues mes vete sepse edhe ne atje në Spital, por edhe ju nga niveli lokale i qeverisjes kemi një të përbashkët, shërbimin e mirë për të gjithë qytetarët e Gjilanit”, ka potencuar Latifi.

Ndërsa kryetari Haziri ka falënderuar për këtë  vizitë uruese menagjmentin e këtij institucioni të rëndësishëm të shëndetësisë regjionale.

“Ju jeni një prej shtyllave shumë të rëndësishme që kujdeseni për çdo ditë dhe 24 orë, për të mirën e qytetarëve të cilët kërkojnë shërbime në Komunën e Gjilanit. Më parë kam takuar edhe Policinë e Kosovës, Gjykatën etj., sepse bashkërisht të gjithë ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe këtë e kemi prioritetin e parë”, ka thënë Haziri.

Gjithashtu ai ka paralajmëruar javës e ardhshme një vizitë në Spital për të vizituar të gjitha reaprtet atje. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.