DYLON

Haziri takon kryetarin e Lëvizjes “Besa”

Haziri takon kryetarin e Lëvizjes “Besa”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune kryetarin e Lëvizjes “Besa” në Maqedoni, deputetin Afrim Gashi, me të cilin ka bashkëbiseduar për bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve të kësaj komune dhe atyre të shtetit fqinj.

“Unë e njoftova kryetarin Gashi për format e bashkëpunimit që Gjilani ka me komunat e Maqedonisë, duke përfshirë edhe komunat me shumicë shqiptare dhe ato me shumicë maqedonase. Bashkëpunimi ndërkufitar Gjilan-Kumanovë tashmë është projekti më i madh, sikurse edhe bashkëpunimi Gjilan-Preshevë-Kumanovë është poashtu trekëndëshi kufitar më i madh. Biseduam edhe për hapjen e vendkalimit kufitar dhe interesat e bashkëpunimit edhe politik edhe partiak. Besojmë që bashkëpunimin do ta intensifikojmë edhe në të ardhmen”, ka deklaruar pas takimit kryetari Haziri.

Kurse, kryetari i Lëvizjes “Besa”, Afrim Gashi, tha se është kënaqësi që sot e ka vizituar Gjilanin dhe e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen miqësore.

EkoHigjiena

“Biseduam për temat që na atakojnë si shqiptarë gjithandej dhe bashkëpunimin e mundshëm në nivel të dy shteteve dhe në nivel të komunave. Po ashtu, biseduam edhe për hapjen e kufirit Stanqiq-Bellanoc dhe është koha kur duhet t’i rikthejmë ato lidhjet meqë familjet tona janë gjithandej në Kosovë dhe Maqedoni. Urat e bashkëpunimit duhet t’i përforcojmë për të mirën e qaytetarëve tanë”, tha Gashi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.