DYLON

Haziri takon komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’addario

Haziri takon komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’addario
Avatar photo Elife Sherifi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me kmandanten rajonale të Policisë, Elmina Mahmuti dhe komandantin e stacioni policor, Alban Ramushi, kanë takuar komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Lorenzo D’addario.

Kryetari Haziri së bashku me autoritetet e Policisë dhe komandantin e KFOR’it, gjendjen e sigurisë në Gjilan e kanë vlerësuar të qetë dhe stabile.

Kreu i Komunës, Lutfi Haziri, pasi e falenderoi gjeneralin D’addariu për viziten, tha se ndihet jashtëzakonisht mirë që Gjilani është vlerësuar si shembull nga organizatat e fuqishme ndërkombëtare për stabilitet të sigurisë, tolerancë dhe kultivim të dialogut ndërfetar dhe ndëretnik.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.