DYLON

Haziri takon Grupin e Përbashkët Punues për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri priti sot në takim përfaqësuesit e projektit të AKT/ USAID së bashku me Grupin e Përbashkët Punues, për të prezentuar angazhimet dhe rezultatet e arritura të punes një vjeçare.

Grup i Përbashket Punues i themeluar enkas nga kryetari Haziri për përfshirjen më të gjerë të qytetarëve në vendimmarrje komunale, paraqiti objektivat e arritura duke bërë të mundshme që këtë vit të rris pjesëmarjen në debate publike dhe dëgjime buxhetore në rreth 30 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe 20 për qind rritje të pjesëmarrjes më të madhe të rinisë, komuniteti joshumicë etj.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri në këtë rast ofroi mbështetje edhe pas përfundimit të projektit të AKT/USAID/RTC, që ky Grup të vazhdoj më tej si urë lidhëse dhe mekanizëm efektiv për përfshirje më cilësore dhe demokratike të qytetarëve në kërkesat e tyre. ​/2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.