DYLON

Haziri takon drejtorin e organizatës IOM

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Shefi i misionit të organizatës ndërkombëtare IOM në Kosovë, Jorge Baca, së bashku me menaxherin e projektit “Përfshirja e Diasporës në Zhvillimin Ekonomik”, Roberto Cancel, kanë qëndruar sot në Gjilan, ku kanë takuar kryetarin Lutfi Haziri.

Qëllimi i takimit ka qenë bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve të kësaj organizate me renome ndërkombëtare me Komunën e Gjilanit, ndërsa është folur edhe për akomodimin e personave të riatdhesuar.

EkoHigjiena

Ata theksuan poashtu se po kërkojnë donatorë për projektet për akomodimin e personave të riatdhesuar si dhe për përfshirjen e diasporës në zhvillimin e Ekonomik në Gjilan.

Kryetari Haziri ka falënderuar ata për vizitën, duke u shprehur se “jeni ndër organizatat që kam dëshirë të punoj me ju sepse këtë e kam bërë edhe më herët si kryetar i Gjilanit. Jam i hapur për bashkëpunim për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve të Komunës së Gjilanit”./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.