DYLON

Haziri takon Arifin, diskutohet për bashkëpunim ndërkomunal

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur sot në takim kryetarin i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Në takim është biseduar me theks të veçantë për bashkëpunimin rreth projekteve të përbashkëta ndërkomunale, derisa dy kryetarët, Haziri e Arifi, u dakorduan se është koha e intensifikimit të bashkëpunimit edhe më të madh në mes të dyja komunave.

EkoHigjiena

Takimi i zhvilluar me Nagip Arifi është në vazhdën e takimeve që kryetari Haziri po zhvillon me të gjithë kryetarët e komunave e regjionit, me qëllim të koordinimit të projekteve të përbashkëta për zhvillimin e këtij regjioni, nga të cilat do të përfitonin qytetarët e këtyre komunave. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.