DYLON

Haziri takoi përfaqësuesit e AKP-së për zgjidhjen problemeve me disa prona

Haziri takoi përfaqësuesit e AKP-së për zgjidhjen problemeve me disa prona
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim kryeshefin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari, kryesuesin e Bordit, Petrit Gashi, dhe Ismail Januzin – anëtar i Bordit.

Kryetari Haziri i ka falënderuar përfaqësuesit e AKP-së për vizitën dhe për bashkëpunimin e ofruar për çështjet që janë në interes për planin zhvillimor komunal.

Në takim është diskutuar për kërkesat e parashtruara nga Komuna në AKP e Qeveri lidhur me problemet e disa pronave, ku përfshihet çerdhja e “Integj”, shkolla, rrugë publike, varrezat e reja etj., dhe dyja palët u pajtuan që të zgjidhen përmes rrugëve ligjore njëherë e përgjithmonë.

EkoHigjiena

Përfaqësuesit e AKP-së kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ndërkaq kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm mes dy institucioneve.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.