DYLON

Haziri takohet me drejtorin e KEDS’it, diskutojnë pë​r bashkëpunimin në realizimin e disa projekteve

Haziri takohet me drejtorin e KEDS’it, diskutojnë pë​r bashkëpunimin në realizimin e disa projekteve
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça dhe drejtoresha per Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri, është pritur sot në Prishtinë nga drejtori i Divizionit të Rrjetit në KEDS, Alpin Dogan dhe Avni Alidemaj nga menaxhmenti, ku u diskutua për punimet e këtij viti dhe projektet e vitit të ardhshëm për këtë komunë.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me disa projekte më emergjente që do implementojë KEDS në bashkëpunim të ngushtë me Komunën.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri i ka falënderuar përfaqësuesit e KEDS-it për pritjen, bashkëpunimin dhe për investimet që ka bërë në Gjilan.

“Jam i kënaqur me investimet e KEDS-it. Shtrirja e rrjetit nëntokësor dhe dislokimi i shtyllave është mjaft e rëndësishme për ne. KEDS ka qenë gjithmonë në gatishmëri për të gjitha kërkesat tona”, tha Haziri.

Drejtori i Divizionit të Rrjetit në KEDS, Alpin Dogan, u zotua se që nga java që vjen do të inspektojnë punimet afër stadiumit e qytetit për të instaluar rrjetin nëntokësor dhe dislokimin e shtyllave në këtë pjesë.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për kyçjen e një stadium ndihmës dhe dislokimin e rrjetit 35 kV në qytet.

Komuna, me këtë rast, ka ofruar bashkëpunimin për të gjithë këto kërkesa dhe ndihmë për kryerjen e shumë punimeve sipas nevojës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.