DYLON

Haziri: Solidariteti në mbrojtjen e familjes, nënës dhe gruas, është vlerë që duhet ta rrisim

Haziri: Solidariteti në mbrojtjen e familjes, nënës dhe gruas, është vlerë që duhet ta rrisim
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit me një sërë aktivitetesh po e shënon muajin për parandalimin e dhunës në familje, apo Muajin e Portokalltë.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se solidariteti në mbrojtjen e familjes, nënës dhe gruas, është vlerë që duhet ta rrisim, duke shtuar se Gjilani është shembulli më i mirë për parandalim të rasteve të dhunës në familje.

“Maskat që po i shihni sot do të përdoren për një muaj rresht, në kuadër të ativiteteve për muajin kundër dhunës në familje apo Muajin e Portokalltë. Jemi ndër komunat e para që e ka ndërtuar Mekanizmin për parandalimin kundër dhunës në familje. Solidariteti në mbrojtjen e familjes, e nënës dhe gruas, është vlerë që duhet ta rrisim dhe t’i minimizojmë rastet eventuale të këtij problemi që e ka shoqëria shqiptare”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Ndryshe, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, më 25 nëntor, Zyra për Barazi Gjinore në kuadër të Njësisë për të Drejtat e Njeriut, i ka rekomanduar Drejtorisë së Arsimit që në të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit, gjatë kësaj periudhe, një orë mësimi t’i kushtohet informimit – ndërgjegjësimit për dhunën në baza gjinore, ku gratë dhe vajzat tona, fatkeqësisht i gjejmë viktima të kësaj dhune./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.