DYLON

Haziri: Po punojmë për jetësimin e idealeve dhe aspiratave të dëshmorëve

Pavaresia 17 shkurti
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se  po punojnë për jetësimin e idealeve dhe aspiratave të dëshmorëve.  Haziri në fjalën e tij ka uruar të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit festën e Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri theksoi se si kryetar i Komunës së Gjilanit po punojnë për jetësimin e idealeve dhe aspiratave të dëshmorëve

Haziri i shoqëruar nga ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani, kryesuesja e Kuvendit Valintina Bunjaku-Rexhepi, nënkryetari Rexhep Kadriu, drejtorët e drejtorive komunale, këshilltarë komunal dhe bashkëpunëtorët e tyre, së bashku me udhëhëqës të institucioneve të ndryshme në nivelin lokal, të përcjellë nga përfaqësimet e ndryshme politike, për nderë të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kanë bërë homazhe në varrëzat e dëshmorëve në nderim të jetës, idealit dhe aspiratave që kishin dëshmorët, heronjtë dhe martirët e rënë në luftën për lirinë e vendit.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri pas homaxheve në kompleksin memorial të dëshmorëve në Gjilan, ka thënë se si nënshkrues i deklaratës së pavarësisë së Kosovës, i rikthyer në udhëheqjen e Komunës së Gjilanit, përmes programit qeverisës është duke punuar në realizimin e aspiratave të dëshmorëve dhe idealit të tyre për zhvillimin e vendit.

“Jam jashtzakonisht i lumtur që si nënshkrues i deklaratës së pavarësisë së Kosovës, sot i rikthyer brenda qytetarëve-popullatës dhe brenda Komunës së Gjilanit, po punojmë bashkërisht në jetësimin e aspiratave të dëshmorëve dhe të gjithë atyre heronjëve që sublimuan kërkesën për pavarësinë e vendit tonë. Natyrisht që duhet të bëjmë edhe më shumë dhe t’i realizojmë qëllimet që të rënët kishin për vendin e tyre. Ky vit në Gjilan, është viti i Idriz Seferit, është përvjetori i madh i lindjes së tij, i një kolosi të madh, një kryengritësi, që na mësoi se si të mos durohet padrejtësia dhe se si duhet të luftohet për t’i arritur qëllimet e mëdha. Gjilani do ta shënon me akademi dhe forma të ndryshme këtë aktivitet që ka nisur me Flakën e Janarit, për të vazhduar me 9 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa, në muajin mars, do të organizohet akademia e madhe shkencore, që do t’i kushtohet zbardhjes së veprës heroike të Idriz Seferit, për të vazhduar gjatë gjithë vitit me aktivitete të ndryshme”, ka thënë në fjalën e tij kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kryetari Haziri në fjalën e tij ka uruar të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit festën e Pavarësisë së Kosovës, e posaqërisht familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të UÇK-së.

Ndryshe, gjatë kësaj ditë Komuna e Gjilanit në agjendën e saj festive ka një mori aktivitetesh, që përpos homazheve, në ora 12:00 organizohet koncert për fëmijë para platos së Teatrit, për të vazhduar në orën 14:00 me aktivitetet rinore, për sfidat pas pavarësisë që mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës, ndërsa, në orën 15:30 është e paraparë ndeshja sportive në futboll mes zyrtarëve komunal dhe ekipit të artistëve në palestrën e sporteve, për t’u rikthyer në Teatër me shfaqjen “Lusi në qiell” në orën 18:00 dhe kulmimin e aktiviteteve me koncertin e madh festiv të muzikës popullore para në sheshin kryesor “Agim Ramadani”, në ora 20:00.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.