/2L ONLINE/ – I pari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ndodhë riformatimi i qeverisjes komunale për të përmirësuar efikasitetin. “Nëntë mujori si pjesë e punës është blloku ku ne kemi marrë shënime, kemi bërë vlerësime dhe do të ndërmarrim veprime konkrete në përmirësimin e efikasitetit të shërbyesve civil dhe tëdrejtorëve drejtpërdrejt. Ndyshimet faktike do ta prekin bordin e drejtorëve pas ndryshimit të statutit”, ka thënë kryetari Haziri.
Haziri ka përmendur sukseset në sektorin e bujqësisë, ku tha se mbi 4 mijë fermerë kanë përfituar grante nga Komuna në bashkëpunim me donatorët dhe Ministrinë e Bujqësisë, ndërkaq në administratë tha se janë dhënë mbi 10 mijë shërbime, duke përmendur edhe projektin e rëndësishëm “Smart City”, nëntë programet në kuadër të “E-kiosqet”. /2L ONLINE/