DYLON

Haziri: Shuma e investimeve për këtë vit për herë të parë tejkalon shumën e buxhetit komunal

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Çështje tejet të rëndësishme janë diskutuar sot në mbledhjen e bordit të drejtorëve të Komunës së Gjilanit të drejtuar nga kryetari Lutfi Haziri, në të cilën kanë marrë pjesë edhe drejtorët e ndërmarrjeve publike, sikurse edhe zyrat vartëse të kryetarit.

Kreu i Gjilanit ka theksuar se shuma e investimeve në këtë Komunë për këtë vit për herë të parë tejkalon shumën e buxhetit komunal, duke përmendur projektin për trajtimin e ujëravë të zeza,investime nga qeveria e Austrisë dhe ajo e Kosovës, projekti për rrjet të ujësjellësit me financim të qeverisë së Zvicrës, projekti për renovimin e stadiumit të qytetit, ndërtimin e palestrës së sporteve në Zhegër me investime nga qeveria gjermane, atë të efiçiencës së energjisë elektrike, ku përfshihet renovimi i të gjitha objektet publike, renovimi i teatrit të qytetit, Sahat Kullës, vazhdimi iimplementimit të banimit social, ku do të ndërtohen edhe shtatë shtëpia të reja për familjet në nevojë etj.

EkoHigjiena

Poashtu, në takimin e sotëm është bërë e ditur se së shpejti do të dalë në ankand publik rregullimi i “Tregut të Gjelbër”, sikur që edhe gjatë javës do të nisin procedurat e projektit për ndërtimin e rrugës me katër korsi (hyrje-dalje) Gjilan-Ferizaj.

Bordi ka konfirmuar se Gjilani ka nisur procedurat për subvencionimin e mjedrës, qëështë hera e parë në Gjilan, ndërkaq, që nga ana tjetër, pritet të nis së projekti i varrezave të reja.

Komuna e Gjilanit tashmë e ka të gatshëm edhe projektin për menaxhimin e mbeturinave, i cili do të nis së implementuari gjatë javës, përderisa është e përgatitur për menaxhimin e vërshimeve eventuale si pasojë e shkrirjes së borës.

Kryetari Haziri ka emëruar grupet për implementimin e këtyre projekteve milionëshe, i cili i vlerësoi si më të rëndësishmet që nga paslutfa, duke ua përmirësuar kualitetin e jetesës qytetarëve të Gjilanit. ./2L ONLINE/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.