DYLON

Haziri: Shtabi për Menaxhimin e Emergjencave po e monitoron burimin e ri të infeksionit

Haziri: Shtabi për Menaxhimin e Emergjencave po e monitoron burimin e ri të infeksionit
Avatar photo Redaksia

“IKSHP-ja na njoftoi për një rast të ri të infeksionit në Gjilan me Covid-19, i cili është i njohur për ne. Shtabi për menaxhimin e emergjencave po e monitoron burimin e ri të infeksionit dhe po i ekzaminon kontaktet e personit. Ndërkohë që lajmi i mirë është se i kemi pesë raste të shëruara nga Covid-19”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Sipas të parit të komunës, situatë ështv nën kontroll të plotë, por duhet shtuar kujdesin.

“Apeloj sërish që të keni kujdes të shtuar. Asgjë s’ka përfunduar. Mos prano dhe mos jep shërbime pa masa mbrojtëse. Plus asaj, mbaje distancën sociale. Mos dil dhe mos shko askund pa arsye të madhe”, thotë kryetari Haziri. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.