DYLON

Haziri shprehet i lumtur me progresin e Qendrës së Shëndetit Mendor

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në kuadër të vizitave të institucioneve në Komunën e Gjilanit, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Arbër Ismajli, ka vizituar të enjten Shtëpinë e Shëndetit Mendor.

Drejtori i kësaj qendre, dr. Afrim Cana, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën e sotme, ndërsa e njoftoi me punët, sfidat dhe progresin e arritur në këtë qendër, duke e vlerësuar si më të suksesshmen në nivel Kosove.

EkoHigjiena

“Jemi e vetmja qendër në nivel Kosove që kemi arritur ta kemi kuadrin profesional, i cili kërkohet sipas hierarkisë. Në një formë përpjekjet janë që individët të cilët i trajtojmë këtu me qenë të pavarur dhe të pranuar në shoqëri. Kujdesemi për terapinë, aspektin social etj. Kemi edhe nevoja tjera që të funksionojmë suksesshëm”, tha drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Mendor, Afrim Cana.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri u shpreh i lumtur me progresin e arritur të kësaj qendre, duke iu konfirmuar mbështetjen maksimale të Komunës për t’u dalë në ndihmë me të gjitha kapacitetet komunale.

Haziri tha se si kryetar i Komunës do të kujdeset për t’u dalë në ndihmë të gjitha institucioneve dhe kategorive shoqërore në Komunën e Gjilanit.

Ndryshe, drejtori i QSHM Afrim Cana tha se Lutfi Haziri është kryetari i parë i Gjilanit që po e viziton këtë Qendër që nga viti 2005. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.