DYLON

Haziri shprehet i kënaqur me dinamikën e punimeve në shëtitoren e dytë të Gjilanit

Haziri shprehet i kënaqur me dinamikën e punimeve në shëtitoren e dytë të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës së punimeve në ndërtimin e shëtitores së dytë në pjesën e jugut, është shprehur i kënaqur me dinamikën e punimeve atje.

“Jam i kënaqur me dinamikën e punimeve dhe tashmë ky vend po merr pamje krejt tjetër. Ky është segmenti i cili e ka zgjidhur problemin kryesor për banorët e lagjeve Deremahallë, Lagjes së Balecit e Dardanisë, pasi nga kundërmimet e kanë pasur jetën e padurueshme. Do të vazhdojmë punën në ndërtimin e shëtitores edhe në drejtim të “Livadheve të Akllapit” dhe në drejtim të lagjes “Dardania”, ka thënë Haziri.

“Ne do të vazhdojmë logjikën e njëjtë të zbatimit të projektit për mbulimin e shtratit të lumit deri në fund, e që nënkupton edhe ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, duke i dhënë zgjidhje këtij problemi”, shtoi ai.

EkoHigjiena

Haziri ka paralajmëruar se këtë vit do t’i japin zgjidhje edhe projektit të lumit Stanishorka, sikurse edhe lumit Morava.

“Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është investitori më i madh, ndërkaq Komuna e Gjilanit së bashku me Qeverinë e Republikës merr pjesë me financa drejtpërdrejtë në këto projekte”, ka përfunduar kreu i Gjilanit. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.