DYLON

Haziri: Shkollat tona ishin shembulli më i mirë i respektimit të masave anti-COVID-19

Haziri: Shkollat tona ishin shembulli më i mirë i respektimit të masave anti-COVID-19
Avatar photo Redaksia

Me rastin e përfundimit të gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor 2020/2021, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për përmbylljen me sukses të pjesës së parë të vitit shkollor.

Ne mesazhin e kryetarit Haziri, thuhet:

“Të dashur nxënës, mësimdhënës, prindër e menaxherë të shkollave të Gjilanit,

EkoHigjiena

Me rastin e përfundimit të gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor 2020/2021, shpresoj që në kushte pandemie, t’i kemi arritur objektivat tona të mësim nxënies.

Jam shumë i lumtur që infeksioni COVID-19 nuk i ka prekur në masë të madhe shkollat tona, prandaj ju falënderoj dhe ju përgëzoj për angazhimin e jashtëzakonshëm në edukimin e nxënësve të Gjilanit, duke qenë shembulli më i mirë edhe i respektimit të masave anti-COVID-19.

Shpresoj dhe uroj që në gjysmë vjetorin e dytë t’i kthehemi normalitetit dhe të punojmë me dinamikë të shtuar në arritjen e qëllimit tonë për edukimin e nxënësve të cilët janë e tashmja dhe e ardhmja jonë.

Ju uroj pushime të këndshme të gjithëve. Dashtë Zoti ta keni shëndetin dhe begatinë në familjet tuaja. Ju faleminderit!”, thuhet në mesazhin e kryetarit Haziri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.