DYLON

Haziri: Semimaturantën e Gjilanit do ta rikonfirmojnë suksesin

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Komunën e Gjilanit sot është organizuar testi i arritshmërisë për 1800 semimaturantë, të cilët kanë marrë mbështetjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, zv.ministres së Arsimit, Anila Statovci – Demaj dhe drejtorit të DKA-së, Nazmi Musa, që rezultatet e këtij testi të jenë edhe më të larta se herën e parë.

Më këtë rast, në fjalën e tij kryetari Haziri, ka kërkuar nga nxënësit që të kenë përkushtimin dhe vendosmërinë në plotësim maksimal të këtij testi, sepse siç ka thënë ai. është unaza lidhëse për nxënësit nga shkolla fillore në atë të mesmen.

EkoHigjiena

“Komuna e Gjilanit, së bashku me Drejtorinë Komunale të Arsimit kanë bërë organizimin e testit të arritshmërisë, në koordinim edhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Sot po e ripërsërisim testin e semimaturantave, për këtë division të madh të nxënësve të Komunës së Gjilanit. Ne kemi mirëkuptuar Ministrinë e Arsimit në vendimin për ritestim, sepse niveli i lartë i suksesit dhe administrimi, kanë qenë dy probleme serioze që janë trajtuar në niveli i ministrisë. Besoj shumë që përafërsisht të rikonfirmohet edhe njëherë ky rezultat, i cili pastaj do të çertifikohet nga ana e ministrisë, për ta vlerësuar dijen e nxënësve dhe rezultatin e arritur në Komunën e Gjilanit”, ka thënë kryetari Haziri, pas vizitës në një nga shkollat e qytetit.

Haziri ka thënë poashtu se Gjilani edhe në vitin e kaluar ishte në mesin e Komunave të para, prandaj edhe këtë vit pretendojmë bindshëm që të jemi aty, sepse siç tha ai “ky test nuk është garues as mes shkollave e as mes Komunave, por është një garë e dijes mes nxënësve, se cili është më i miri ose më i suksesshmi. Ky testim është edhe një hapje e rrugës për regjistrim në shkollën e mesme”.

Ndërsa, Anila Statovci – Demaj, zv.ministre e Arsimit dhe drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazmi Musa, kanë thënë se ky ritestim është vetëm një ripërsëritje dhe garancion në atë që ka qenë dilemë e Ministrisë për shkak të rezultatit të lartë në krahasim me Komunat tjera.

“Cilësia në arsim është prioritet i përbashkët dhe rezultatet në rritje janë të mirëseardhura për dy nivelet qeverisëse. Ne, investimet jemi duke i orientuar në kushte më të mira dhe kualitet në mësim, të cilat pastaj manifestohen me rezultate, sukses dhe dominim në gara të ndryshme brenda dhe jashtë vendit”, thanë ata, duke i garantuar nxënësit për një përkujdesje të veçantë gjatë gjithë kohës sa ata do të jenë në mësime dhe shkollë.​ /2L ONLINE/