DYLON

Haziri: Secila familje bujqësore ka nevojë për prodhimet e Nutrivida

Haziri: Secila familje bujqësore ka nevojë për prodhimet e Nutrivida
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri dhe ai i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, kanë vizituar fabrikën kanadeze Nutrivida, duke parë nga afër punën që po bëhet aty.

Haziri e ka përgëzuar për punën pronarin, Alban Murati, ndërsa theksoi se produktet e kësaj fabrike janë të nevojshme për çdo familje bujqësore në Gjilan.

“Produktet e Nutrivida janë të nevojshme për çdo familje bujqësore në Gjilan dhe qytetet tjera të Kosovës, sepse është një ushqim në bazë organike dhe eliminon plehrat artificiale që kanë qenë me kimikate të rrezikshme dhe do të ushqej bimën dhe tokën për një produktivitet cilësor”, ka deklaruar Haziri.

EkoHigjiena

Ndërsa, pronari i fabrikës Nutrivida, Alban Murati, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e ofruar të Komunës në vazhdimësi.

Përndryshe, fabrika “Nutrivida Nutrients”, e cila është fabrikë kanadeze e plehrave artificial, e licencuar në Kosovë, është hapur në Gjilan javë më parë dhe është e para dhe e vetmja e këtij lloji në Ballkan.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.