DYLON

Haziri: Sabit Zymberin do ta kujtojmë përgjithmonë si ikona e Radio Gjilanit

Haziri: Sabit Zymberin do ta kujtojmë përgjithmonë si ikona e Radio Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të themeluesit të Radio Gjilanit, Sabit Zymberi, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka ngushëlluar familjen e tij dhe komunitetin e gazetarëve. Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

“E nderuara familje Zymberi,

Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të doajenit të gazetarisë gjilanase, njeherit themelues i Radio Gjilanit, Sabit Zymberit.

EkoHigjiena

Sabitin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e madh në fushën e arsimit e gazetarisë, ndërkaq është bërë ikonë si themelues i Radio Gjilanit, mediumit që sivjet ka mbushur plot 45 vjet jetë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në telegram.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.