DYLON

Haziri: Rruga dhe amaneti i Zija Shemsiut na thërret në qëllimin final – të jetojmë të bashkuar

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Institucionet komunale në krye me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë vënë sot kurora lulesh tek lapidari në Përlepnicë, në nderim të 31-vjetorit të rënies së dëshmorit Zija Shemsiu. Lutfi Haziri, kryetar i Komunës, tha se Zijahu na mësoi të rezistojmë dhe të mos e pranojmë robërinë e padrejtësinë.

“Kryengritja e Zija Shemsiut së bashku me bashkëluftëtarët e tij, ka bërë që jehona e madhe e rezistencës së tij, jo vetëm në Gjilan e Anamoravë, por në mbarë Kosovën, të merret si shembull i veprimtarit të madh i cili kryengritjen e çon deri në fund. Ai na mësoi të rezistojmë dhe të mos e pranojmë robërinë e padrejtësinë. Gjatë veprimtarisë së Zija Shemsiut, unë kam qenë i ri, por për veprimtarinë e tij unë kam mësuar nga babai e xhaxhai im” tha Haziri.

EkoHigjiena

Ai shtoi se veprimtaria e tij atdhetare i ka bërë të gjitha gjeneratave që të rreshtohen në atë rezistencë të madhe të popullit për të drejtën për të jetuar të lirë.

“Rruga dhe amaneti i Zija Shemsiut na thërret në qëllimin final – që të jetojmë të bashkuar, të lirë dhe të barabartë”, shtoi kryetari Haziri. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.