DYLON

Haziri: Rroftë Republika

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ –Me rastin e shënimit të 8-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës,kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, në emër të të gjitha institucioneve lokale, ka uruar qytetarët e Gjilanit. Ne mesazhin e urimit thuhet:

“Në emër të të gjitha institucioneve lokale, uroj qytetarëte Gjilanit8-vjetorin e pavarësisë së Republikës. Jam i nderuar që gjilanasit më dhanë privilegjin më të madh për ta nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2008. Pavarësia e Kosovës ështëkurorë e përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi, demokraci dhe dinjitet njerëzor. Shpallja e Pavarësisë ishte akt historik, por të cilit i ka paraprirë një proces i gjatë i rezistencës, i mbuluar me lavdi, me gjak e sakrifica të panumërta”.

EkoHigjiena

“Pavarësia e Kosovës asnjëherë nuk mund të përkujtohet pa e përmendur kontributin e presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, sakrificën e madhe të popullit shqiptarë në përgjithësi dhemasakrën e madhe tëGjilanit. Kjo Ditëpërcillet me dhembje e krenari, por ne të gjallët e kemi për obligim që të punojmë për njëtë ardhme më të mirë për gjeneratat që do të vijnë pas nesh.Urime të gjithë gjilanasve. Rroftë Republika për sa të jetë jeta!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Haziri drejtuar qytetarëve të Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.