DYLON

Haziri: Rreth 600 mijë euro investime për tretmanin e ujërave të zeza në Dobërçan

Haziri: Rreth 600 mijë euro investime për tretmanin e ujërave të zeza në Dobërçan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferenvcë me gazetarë te premten, ka konfirmuar nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në vlerë prej rreth 600 mijë euro, për investimin në tretmanin e lumit dhe investimin në rrjetin e kanalizimit në fshatin Dobërçan.

“Lajmi shumë i mirë për fshatin Dobërçan është investimi i kanalizimit dhe tretmanit të ujërave të zeza në këtë fshat që do ta fuqizoj edhe më tutje angazhimin e këtij fshati për pastërtinë dhe kujdesin ndaj ambientit. Është angazhim i përbashkët me Qeverinë për finalizimin e këtij projekti dhe me këtë rast falënderoj ministrin Fatmir Matoshi për mbështetjen në këtë projekt I cili ishte në pritje”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka falënderuar banorët e fshatit për iniciativat e shumta që kanë marrë dhe kujdesin e përditshëm për pastërtinë, ambientin dhe pronën publike.

EkoHigjiena

“Ky është solidaritet i plotë me fshatin Dobërçan dhe shoqatën “17 shkurti” e cila fuqishëm është mbështetur nga bashkatdhetarët tanë, që e mbajnë pastërtinë, bëjnë mirëmbajtjen dhe e ruajnë pronën publike në komunitet tash e 26 vjet. Ky është rasti që ne po hyjmë në një projekt të përbashkët për ta zgjidhur problemin kryesor dhe largimi i kanalizimit nga lumi, e kthen në përparësi absolute këtë fshat i cili është shembull dhe model i mirë i angazhimit të gjithë komunitetit atje”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri, derisa ka konfirmuar mbështetjen edhe në të ardhmen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.